Alketa pranon përplasjen me Vera Grabockën pas festivalit të RTSH

Mediale Vip

Alketa pranon përplasjen me Vera Grabockën pas festivalit të RTSH

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 08:55
Alketa Vesjiu dhe Vera Grabocka

Pas festivalit të dhjetorit në RTSH, u përfol se mes producentes Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiut kishte patur një debat të ashpër, i cili i kishte dhënë fund miqësisë së tyre disa vjeçare. Pas këtyre lajmeve, Vera reagoi mbrëmjen e së hënës me fillimin e sezonit të tretë të “Piter Pan”. Producentja postoi një foto krah Alketës dhe e uroi për sukseset që ka arritur.

Megjithatë e ftuar mbrëmjen e së martës në emisionin e Ilva Tares “Ilva Now”, në Euronews, Alketa pranoi se mes saj dhe Verës ka patur një përplasje, por se e kanë zgjidhur.

Moderatorja u shpreh e penduar për statusin që bëri pas humbjes së Elvana Gjatës dhe tha se mund ta kishte kursyer.

Image

E pyetur se çfarë raporti ka me Vera Grabockën, ajo u përgjigj se, “Kjo është një pyetje që i bëhet dy njerëzve që duhen dhe iu thuhet: ‘Çfarë ndodh me raportin tuaj të dashurisë?’ Është një raport që ka edhe 20 vite jetë. Raportet ridimensionohen, por është një raport shumë solid që do të jetojë me ne sa të jemi në këtë jetë. Kjo është e sigurt. Pati diskutime. Eksperienca e Verës dhe dëshira ime për novacion pati përplasje, por gjehet gjithmonë një rrugë e përbashkët ku lumi zë shtrat”.

Pyetjes nëse Grabocka e uroi për Sanremon, ai tha se “Po Vera ishte në sallën e Sanremos. Atje ishte bashkëshorti im dhe një nga njerëzit më të rëndësishëm në jetën time profesionale, Vera Grabocka. Ishin aty për të më mbështetur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat