Talenti në muzikë Bledian Ajroja i ftuar për recital në AMA në Amerikë

Mediale Vip

Talenti në muzikë Bledian Ajroja i ftuar për recital në AMA në Amerikë

Nga: Maksim Gjokaj Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 16:49
Bledian Ajroja

Ai është një artist i ri por mjaft i talentuar e që jeton në Amerikë por me origjinë është nga Kërçova.

Po flasim për këngëtarin Bledian Ajroja ku mësojmë se ai do të jetë i ftuar për një recital ku është përzgjedhur për të udhëhequr para shumë shqiptarëve atje më 26 Prill 2020 në edicionin e 7-të të AMA e ku ai do të shpalosë talentin e tij artistik.

Ja se çfarë shkruajnë autorët në faqen e këtij recitali për super talentin shqiptar Bledian Ajroja: "Sot edhe zyrtarisht recitali AMA ngriti siparin për edicionin e këtij viti (Ed.7) dhe pret të interesuarit që do të përformojnë para jush duke shfaqur talentin dhe shkathtësitë e veta artistike.

Ajo që më jep një kënaqësi të veçantë është edhe fakti se përgjegjës dhe bartës kryesor i kësaj ngjarjeje kulturore do të jetë Blediani. Sigurisht, ai do ta ketë mbështetjen time, po dhe përkrahjen tuaj.

Jam i bindur se do ta përmbushi detyrën e vet me përkushtim dhe vullnet të madh, ndaj e di që do të shkëlqejë. Blediani do të jetë një shembëlltyrë e re edhe për gjithë të tjerët që në të ardhmen duhet të qëndrojnë në krye të këtyre aktiviteteve. Ata munden dhe dinë shumë më mirë se ne. Ata kanë pervojën tonë dhe vizonin për ta shfrytëzuar dhe gërshetuar atë me ide të reja. Bledianit i uroj suksese, suksese të panumërta! E priftë e mbara! 26 Prill 2020 E diel 6:00pm Heartland Community College Astroth Community Education Center 1500 W. Raab Road Normal, IL 61761".BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat