Aktori i famshëm bëhet baba në moshën 65-vjeçare, zbulohet gjinia e foshnjes

Mediale Vip

Aktori i famshëm bëhet baba në moshën 65-vjeçare, zbulohet gjinia e foshnjes

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 07:17
Chris Noth

Aktori i njohur i serialit "Sex and the City", Chris Noth është bërë baba për herë të dytë në moshën 65-vjeçare.

Ai dhe bashkëshortja e tij Tara Wilson kanë mirëpritur djalin e dytë më 18 shkurt.

Imazhin e foshnjes së porsalindur, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Keats, e publikuan në një fotografi në Instagram.

"Vjen nga parajsa djali ynë i dytë, Keats. Një bukuri është gëzim përgjithmonë", shkroi Noth.

Kur Chris dhe Tara, 37 vjeçe, deklaruan shtatzëninë e dytë në shtator.

Për këtë, aktori përdori një batutë që e shpërndau në Instagram, ku tha: "Orion do të bëhet me vëlla. Unë duhet të kthehem në formë".

Chris dhe Tara u martuan në vitin 2012 dhe janë bërë prindër për herë të parë rreth 12 vite më parë me djalin Orion Christopher.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat