Bieta Sulo rrëfen me një mesazh të gjithë “hallet“ e saj!

Mediale Vip

Bieta Sulo rrëfen me një mesazh të gjithë “hallet“ e saj!

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 10:29
Bieta Sulo

Shumë gjëra duhet të përballojë një femër në jetë, dhe kur karrierës i shtohen edhe “detyrat“ e shtëpisë, situate bëhet vërtet e vështirë për t`u menaxhuar.

Moderatorja Bieta Sulo tregoi përmes një postimi të fundit në Instagram se cfarë e pret kur kthehet nga puna në shtëpi.

Dilemat, nuk janë të vogla. “Mbaron punën, në 7 në shtëpi, ç’të bësh më parë: a) të gatuash drekën, që të hash darkë, b) të takohesh me djalin dhe të luash me të, c) të përrallisësh me burrin për gjërat e ditës, ç) të vazhdosh postimet e punës në ‘Instagram’, d) të flasësh me gazetarët për ditën e nesërme të emisionit, dh) të vësh rrobat për të larë, e) të shkosh në palestër, se helbete të duhet trupi kur je në televizion, ë, f, g, gj, h, i, j…y) të shohësh një film, z) t’i bësh një telefonatë prindërve se të kanë kërkuar gjithë ditën, zh) janë nja 14 grupe shoqërore në ‘ëhatssap’ që të kanë shpallur në kërkim, si përfundim unë sapo bëra a dhe ç. Po ti? P.s mesazhi i një gruaje të zakonshme shqiptare”, ka shkruar ajo në krah të videos së postuar, ku tregon se sapo ka përfunduar gatimin. Komentet vërshuan, e disa prej tyre kishin sugjerimin që ta kalojë kohën me djalin!

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat