Këngëtari shqiptar tregon jetën para se të bëhej i famshëm, nga puna si kamarier deri tek burgu

Mediale Vip

Këngëtari shqiptar tregon jetën para se të bëhej i famshëm, nga puna si kamarier deri tek burgu

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 12:39
Young Zerka

Këngëtari i njohur shqiptar, Young Zerka ka treguar jetën që kishte para se të bëhej i famshëm.

Aso kohe, ishte student dhe jetonte në Londër ku ishte i detyruar të punonte disa orë në ditë si kamarier.

"Punoja diku në qendër të Londrës, dhe ishin zyrat, që bëjnë meetings (takime). Unë thjesht, përkujdesesha tek pjesa e çajit, e kafes", tha këngëtari në emisionin "Glamour Zone".

Përveç kësaj, ka treguar rastin kur është arrestuar pas një sherri me anglezët dhe ka qëndruar gjatë pas hekurave.

"Kam qenë në një club. Tani dihet, anglezët janë pak problematik. Janë më shumë provokues se ne në këtë pjesën ‘pse më pe’, ‘pse të pash’, se kemi vetëm ne këtë, më beso. Anglezët janë si puna e qenit, kur janë vetëm ulin kokën, kur janë shumë …. . Dhe shqiptari siç e ka, që sado shumë të jenë, kap direkt pozicionin (tregon grushtet). Te pjesa e sherrit fituam ne, ndërsa atje (në burg) na mbajtën më gjatë", shtoi Zerka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat