Shtyhen për vitin 2021 koncertet e Elton John

Mediale Vip

Shtyhen për vitin 2021 koncertet e Elton John

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 18:34
Elton John

Elton John vazhdon të ketë probleme me zërin.

Këngëtari Elton John është parë i mërzitur teksa ndërpreu koncertin e fundit në Zelandën e re, shkak i pneumonisë, shkruajnë mediat e huaja.

Muzikanti 72 vjeçar, humbu zërin në mes të koncertit që po mbahej në stadiumin e Oklandit, Mount smart.

“Kam humbur tërësisht zërin tim. Nuk mund të këndoj.Duhet të shkoj, më vjen keq”, tha ai para turmës.

Së fundmi, sipas një njoftimi, promovuesit e turneut ‘Chugg Entertainment’ treguan se koncertet e Elton John janë shtyrë për vitin e ardhshëm.

“Megjithë përpjekjet e tij për të mos zhgënjyer kurrë fansat, pas konsultimeve me mjekët dhe specialistët është vendosur që shfaqjet e Elton John të shtyhen për në 15 dhe 16 janar të vitit 2021”, thuhet në deklaratë. Ndërkohë që në koncertin e të hënës, ylli britanik u përcoll me duartrokitje e brohoritje të mëdha nga publiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat