Nikki Reed e ndihmoi Steve Kazee ta dizajnojë unazën e fejesës për Jenna Dewan

Mediale Vip

Nikki Reed e ndihmoi Steve Kazee ta dizajnojë unazën e fejesës për Jenna Dewan

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 23:04
Nikki Reed ishte dizenjatorja sekrete e unazës së fejesës së Jenna Dewan

Nikki Reed ishte dizenjatorja sekrete e unazës së fejesës së Jenna Dewan.

Aktorja e “Twilight” e ka uruar miken e saj ku edhe e ka zbuluar se ajo e ka ndihmuar Steve Kazee që të krijojë unazën me diamante përmes markës së saj për bizhuteri BaYou With Love.

“Është nder që isha pjesë e vogël e këtij momenti kaq të veçantë. Ju dua të dyve, dhe krejt çfarë mund të them është se dashuria juaj është magji e pastër. Steve, ta krijojmë këtë unazë së bashku ishte një eksperiencë vërtetë shumë e bukur. Falemnderit që e do Jenna kështu si e do”, ka shkruar Reed në një Instagram Story.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat