“Si mund të fle me dikë që nuk e njoh”; Zef Deda rrëfen me humor natën e parë të martesës! - Bota Sot
“Si mund të fle me dikë që nuk e njoh”; Zef Deda rrëfen me humor natën e parë të martesës!

Mediale Vip

“Si mund të fle me dikë që nuk e njoh”; Zef Deda rrëfen me humor natën e parë të martesës!

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 14:08
Zef Deda

Aktori i njohur i humorit Zef Deda ishte i ftuar këtë mëngjes në programin “Rreze Dielli” ku mes humorit e sportivitetit rrëfeu episode nga jeta e karriera e tij.

Deda rrëfeu natën e parë të martesës se si me çapkënllëkun e moshës e të karakterit të tij, ai i kishte thënë nënës se nuk mund të flerë në një krevat me dikë që nuk e njeh mirë.

“Për ditën e martesës kemi marrë të gjitha karriget e lagjes. E bëra me 31 dhjetor dasmën sepse duhet të kishim pak bollëk. Natën e parë të martesës nëna kishte nisur nusen të flinte. Unë bëja lojra gjithmonë. Kur futem mbylla derën dhe bërtita me të madhe me një britëm të madhe. I thashë ç’më ka gjetur, ka hyrë diçka në shtrat. Nëna më tha: është gruaja, je martuar, fli. I thashë: Si mund të fle me dikë që nuk e njoh”; ka bërë një panoramikë me humor të natës së parë të martesës aktori Zef Deda.

Zefi dhe Roza numërojnë më shumë se katër dekada bashkëjetesë martesore megjithatë natën e parë së bashku dyshja e kujton përherë me humor e nostalgji.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat