Albana Osmani bëhet mbretëresha e çantave ‘Reine Ana’ - Bota Sot
Albana Osmani bëhet mbretëresha e çantave ‘Reine Ana’

Mediale Vip

Albana Osmani bëhet mbretëresha e çantave ‘Reine Ana’

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 18:30
Albana Osmani

Është padyshim një nga emrat më të njohur të ekranit shqiptar, që e ka konfirmuar talentin, zotësinë, stilin dhe elegancën sa herë është shfaqur në televizion.

Albana Osmani është prezantuesja e disa formateve të sukseshme televizive në “Top Channel”, që së fundi po mungon.

Ndërkohë që të gjjthë po pyesin se kush është Albana, pse nuk e shohim, çfarë po ndodh me të, ajo befason me një peojekt të madh rreth të cilit duket se ka punuar shumë e gjatë.

Përmes faqes së saj në Instagram, ylli i televizionit ka bërë të ditur se tashmë ka realizuar një nga ëndrrat e saj, duke lansuar “Reine Ana”, brendin e çantave të modës së lartë, të dizajnuara nga vetë ajo.

Siç kuptojmë, ky është një brend francez, që ka zgjedhur ta ketë si drejtoreshë artistike piktoren dhe prezantuesen e famshme shqiptare.

Çantat “Reine Ana” janë fine, elegante, me klasë dhe shumë origjinale, tamam si vetë dizenjatorja e tyre, e cila prej vitesh e ka diktuar modën në vend, duke i afruar shqiptarët me trendet më të reja në botë përmes emisioneve të saj tejet të shikuara, si “Kupid”, “Look”, “Waiting for Supermodel”, “Asgje personale”, etj.

Prezantuesja që nisi studimet në arte vizuale që kur ishte adoleshente, tashmë ndodhet në piramidën e një brendi shumë luksoz çantash l, që shiten online.

Në një prononcim, Osmani thotë se janë vetëm 80 çanta në botë me kodet e tyre, çerifikatat, parametrat dhe kërkesat e industriaë së modëa së lartë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat