Besi Hoxha, frizeri që po i mahnit të gjithë me aftësitë e tij

Mediale Vip

Besi Hoxha, frizeri që po i mahnit të gjithë me aftësitë e tij

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 17:57
Besi Hoxha

Ka lindur në Malishevë, por jeton e vepron në Prizren. Me profesion është berber, ndërsa është bërë i famshëm gjithandej në Kosovë dhe, jo vetëm.

Quhet Besi Hoxha, pasioni i tij është të bëjë frizura të ndryshme. Së fundmi ai ka filluar të realizoj edhe tatu në mjekër e flokë. Për këtë ai është bërë shumë i kërkuar.

Si rrjedhojë, Besi, ka hapur dy lokale, një në Prizren e tjetrin në Malishevë.

Frizeri nga Malisheva ka marrë pjesë “Internacional Cup 2020” në Shqipëri, organizim i realizuar me 16 dhe 17 shkurt. Në këtë organizim kanë marrë pjesë garues nga 50 vende të ndryshme të botës, të cilët kanë prezantuar stilet në frizura e në mjekër, përkatësisht ‘tattoo’ në flokë e mjekër. Domethënë, tattoo ishin specialitet në këtë garë.

Prezantimi i Besit në këtë garë, ka bërë që ai të fitoj vendin e parë. Për këtë ai shprehet shumë i lumtur, dhe beson se ky është vetëm fillimi.

Madje, ai ka premtuar se për klientët e tij do të ketë shumë befasi gjatë vitit 2020, edhe përkundër faktit se kërkesat janë në rritje të madhe e të vazhdueshme.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat