Moderatori shqiptar shumë shpejt pjesë e televizionit italian

Mediale Vip

Moderatori shqiptar shumë shpejt pjesë e televizionit italian

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 21:30
Xhani Shqerra

Një nga prezantuesit më simpatik të medias shqiptare, i njohur për stilin e tij elegant në çdo daljen tijën publike, por edhe me angazhimet si profesionit i ekranit duket se shumë shpejt do të nisë një kapitull të ri!

Xhani Shqerra, ka zbuluar se do të jetë pjesë e medias italiane në një nga televizionet kombëtare të rëndësishme atje, me një projekt të ri dhe interesant që i kushtohet design-it!

“Gjate muajit prill –maj do të xhiroj në Itali programin, që do të jepet ne një media kombëtare italiane”, u shpreh ai gjatë një interviste të fundit dhënë për mediat shqiptare.

Programi xhirohet në pranverë dhe nis transmetimin në sezonin e ri televiziv, në shtator, në një nga mediat italiane, emrin e së cilës moderatori nuk e ka zbuluar ende. Xhani duket se do t’i rikthehet Italisë, vendit ku u rrit dhe jetoi për një kohë të gjatë, por këtë herë si profesionist.

Ai thekson se nuk do të largohet nga Shqipëria, do të vazhdojë të jetë i angazhuar me projektet televizive këtu, por eksperienca si bashkëprezantues në Itali është sigurisht një arritje profesionale për të dhe ai nuk mund ta fshehë entuziasmin për këtë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat