Khloe e quan ish-të dashurin person të mrekullueshëm, edhe pse e tradhtoi me modelen Jordyn Woods

Mediale Vip

Khloe e quan ish-të dashurin person të mrekullueshëm, edhe pse e tradhtoi me modelen Jordyn Woods

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 22:52
Khloe Kardashian, Tristan Thompson

Khloe Kardashian duket se ruan raporte të mira me ish-të dashurin e saj, Tristan Thompson, për shkak të vajzës së tyre, True, e cila në prill mbush dy vite.

Në një intervistë të fundit, ylli televiziv flet për ndarjen e prindërve të saj dhe ndikimin që kanë pasur tek ta si fëmijë, e që të njëjtin fat nuk dëshiron ta ketë vajza e saj.

“Si fëmijë nuk e dija. Prindërit e mi kanë qenë mirë dhe nuk na kanë bërë të ndjehemi keq pavarësisht problemeve”, ka thënë ajo.

“E di së babai i saj është person i mrekullueshëm, e di që e do dhe kujdeset shumë për të dhe dua që ai të jetë këtu gjithnjë për të”, vazhdon Kardashian.

Ndërkaq, në shkurt të vitit 2019 u raportua se modelja Jordyn Woods, shoqja e ngushtë e Kylie Jenner, ishte parë së bashku me Thompson në një klub nate.

Megjithëse ndarja ishte e vështirë për Khloe, ajo ka punuar shumë për të mbajtur një marrëdhënie miqësore me Thompson për hir të vajzës së tyre.

“I gjithë përqendrimi i saj tani është bashkëpunimi me ish-partnerin Tristan. Ajo nuk interesohet për asgjë tjetër”, tha burimi. “Thjesht dëshiron që True të ndjehet mirë dhe të ketë të dy prindërit në jetën e saj”.

Dhe përkundër thashethemeve për pajtim – ose përpjekjet e shumta të Thompson për të fituar Kardashian- marrëdhënia e tyre nuk ka funksionuar.

“Khloe dhe Tristan nuk janë më bashkë”, ka thënë një burim më parë për People. “Kjo nuk është ajo që po i intereson Khloe, por ata janë mirë tani”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat