Detaje tronditëse nga atentati i reperit 20-vjeçar, zbulohet përse anuloi koncertin 3 ditë para se të vritej

Mediale Vip

Detaje tronditëse nga atentati i reperit 20-vjeçar, zbulohet përse anuloi koncertin 3 ditë para se të vritej

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 15:12
Pop Smoke

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e reperit Pop Smoke, i cili humbi jetën me 19 shkurt.

Tre ditë para se të vritej në shtëpinë e tij në Kaliforni, ai kishte anuluar një performancë në Nju Jork.

Pop Smoke, emri i vërtetë i të cilit është Bashar Barakah Jackson njoftoi në Instagram se kishte probleme me Departamentin e Policisë së Nju Jorkut.

Por burime për TMZ thonë se ai po i shmangej atentatit për vrasje.

"I kërkoj falje të gjithë fansave të mi që shkuan në teatrin Kings për të më parë mua sot. Fatkeqësisht, policia e Nju Jorkut nuk më lejon të performoj, por mos u shqetësoni. Unë do ta realizoj për ju", shkroi 20-vjeçari.

Pop Smoke ishte në lirim me kusht pasi akuzohej për vjedhje makinave sepse po transportonte një automjet tip Rolls-Royce Wraith 2019 nga Kalifornia.

Ai ishte urdhëruar nga një gjykatës të qëndrojë larg anëtarëve të bandës, kështu që burimet thonë se anulimi i shfaqjes është bërë për mbrojtjen e tij.

Artisti 20-vjeçar, i cili është identifikuar si anëtar i "Crips" në një këngë, u qëllua për vdekje në shtëpinë e tij në Hollywood Hills rreth orës 4:30 të së mërkurës.

Ngjarja tragjike thuhej se u shkaktua nga një grabitje, por në fakt ishte atentat.

Oficerët kanë nisur të shohin filmimet e kamerave të sigurisë pasi dyshojnë se gjithçka ndodhi pasi Pop Smoke tregoi publikisht ku banon.

Ngjarja tragjike ndodhi në shtëpinë 2.5 milionë dollarëshe ishte në pronësi të Eddie Arroyave, partneri i Teddi Mellencamp, aktore mjaft e njohur për interpretimin e saj në versionin amerikan të “Real Houseëives”. Efektivët mbërritën në vendngjarje rreth 10 minuta më vonë.

Kjo kohë i mjaftoi atentatorëve që të largoheshin nga skena e krimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat