Filmbërësi i njohur hollivudian Quentin Tarantino dhe gruaja e tij e mirëpresin fëmijën e tyre të parë.
Ai dhe gruaja e tij Daniella Pick janë bërë prindër të një djali të vogël.
Çifti i njohur i filmit, njoftuan lindjen e djalit të tyre përmes një deklarate: “Daniella dhe Quentin Tarantino janë të lumtur të njoftojnë lindjen e fëmijës së tyre të parë. Një djalë i vogël lindi me 22 shkurt”.
Krijuesi i filmit “Once Upon a Time In Hollywood” është edhe krijues i shumë filmave që kanë qenë ndër më të njohurit e prodhuar nga hollivudi.
Kujtojmë që çifti janë bërë prindër për herë të parë, madje Tarantino në moshën 56-vjeçare.