Kirk Douglas e ka lënë gjithë pasurinë për bamirësi

Mediale Vip

Kirk Douglas e ka lënë gjithë pasurinë për bamirësi

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 20:19
Kirk Douglas

Legjenda hollivudiane, Kirk Douglas, të gjithë pasurinë e tij prej 60 milionë dollarësh (55 milionë euro) e ka lënë për bamirësi.

Aktori i famshëm ndërroi jetë në fillim të këtij muaji në moshën 103 vjeçare, ndërsa është varrosur më 7 shkurt në Westwood Memorial të Los Angelesit.

Sipas The Mirror, Kirk nuk ia ka lënë pasurinë djalit të tij, aktorit të njohur, Michael Douglas, duke qenë se ai ka pasuri të madhe.

Michael ka pasuri në vlerë prej 300 milionë dollarësh (276.5 milionë euro), prandaj duke e ditur se nuk ka nevojë për para, babai i tij ua ka lënë pasurinë organizatave bamirëse.

Shuma prej 50 milionë dollarësh do të shpërndahet përmes Fondacionit ‘Douglas’, të cilin e ka themeluar Kirk dhe bashkëshortja e tij, Anne. Ndërsa nga pjesa tjetër do të përfitojë Universiteti “St Lawrence”, Sinai Temple, teatri “Kirk Douglas” dhe Spitali i Fëmijëve në Los Angeles.

Edhe sa ishte gjallë, Kirk ka qenë i njohur për kontributet bamirëse, ndërsa pak kohë para vdekjes e kishin shtuar intensitetin bamirës me gruan e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat