Genta Ismajli vjen me një pozë atraktive

Mediale Vip

Genta Ismajli vjen me një pozë atraktive

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 18:37
Genta Ismajli

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, tash e një kohë ka marrë vëmendjen e faqeve rozë për lidhjen e saj me biznesmenin turk, Huseyin Usta. 

Ajo krahas jetës personale, në shtetin turk është duke e zhvilluar edhe karrierën e saj muzikore teksa së shpejti pritet të publikojë këngën e re.

Derisa xhirimet janë thuajse në finalizim, artistja nga Gjilani nuk heziton që në rrjetet sociale të ndajë imazhe e video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

E veshur me një ‘bodysuit’ të zezë, 35-vjeçarja vjen në formë të mahnitshme duke prezantuar kështu edhe stilin e ri të flokëve.

Ndërkohë që, komplimentet nuk munguan as nga personazhet e famshme publike e po ashtu edhe nga ndjekësit e shumtë të saj.

“Zjarr” mbetet kënga e fundit që ka publikuar Ismajli në muajin mars të vitit të kaluar dhe deri më tani numëron mbi 2.2 milionë klikime.

Ajo veç tjerash këtë kohë i është përkushtuar më shumë jetës private dhe së shpejti mendon të martohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat