Gjiko dëshmon gjendjen e panikut nga coronavirusi në Itali, sjell pamje nga aeroporti i boshatisur në Milano

Mediale Vip

Gjiko dëshmon gjendjen e panikut nga coronavirusi në Itali, sjell pamje nga aeroporti i boshatisur në Milano

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 19:55
Gjiko

Reperi i njohur Gjiko, ka udhëtuar së fundmi drejt Italisë për koncertet e tij të radhës.

Pikërisht në këtë shtet është përhapur panik i madh i shpërndarjes së coronavirusit, pas identifikimit të mbi 11 rasteve të prekura me këtë virus në disa prej qyteteve italiane.

Reperi nga Peja, i cili është i njohur për postimet e tij të shpeshta satirike në rrjetet sociale, ka hedhur një video së fundmi në InstaStory ku shihet teksa pushon në Aeroportin e Milanos dhe bëhet gati për fluturimin e radhës.

I shoqëruar nga menaxheri dhe kushëriri i tij, ish-reperi i rap-frupit të njohur WNC, Arlind Gjikolli, ai i ngacmon ata me pyetjen nëse do të vijnë sërish në Milano.

Teksa njëri pohon e tjetri mohon, Gjiko thotë se shqiptarët nuk e ndjejnë rrezikun e coronavirusit, për shkak se janë mësuar t’i tejkalojnë gjendjet gripoze me metodat e tyre tradicionale si pirja e çajit.

Më pas, reperi publikoi edhe një tjetër video të Aeroportit të boshatisur në Milano, duke e shoqëruar me një emoji të fantazmave.

Ai i ka prezantuar kështu fansat me gjendjen reale të panikut në shtetin italian, në të cilin kryefjala e mediave këto ditë është coronavirusi. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat