“7 ditë” albumi akustik i Ardian Rexhepit më i miri që e keni dëgjuar

Mediale Vip

“7 ditë” albumi akustik i Ardian Rexhepit më i miri që e keni dëgjuar

Nga: Maksim Gjokaj Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 20:02
Ardian Rexhepi

Ardian Rexhepi prej vitesh është pjesë e tregut muzikor, i dëshmuar për zërin e bukur, interpretimin live dhe një mori projektesh që mbajnë vulën e producentëve më të mirë në vend.

Këngëtari sapo ka lansuar projektin e radhes, albumin muzikor me nëntë këngë të kënduara profesionalisht në verzionin akustik.

Albumi muzikor intitulluar “7 ditë”, ka në përbërje këngë të pa harruara si “Kthehuni”, “Tash ka nisë me ardh pranvera”, “Lamtumirë e dashur”, etj. Të gjitha këngët janë sjellë në një frymë unike dhe janë interpretuar me shumë shpirtë.



Albumi unplugg “7 ditë” është punuar në studion “ShpetaSound” të konpozitorit dhe muzikantit të njohur Shpëtim Gashi.

Albumi që brenda vetës mbanë hite të paharruara, tashmë gjendet në disa platforma online si Youtube, Spotify, Shazam, Tiktok, iTunes, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat