Producenti i njohur shpallet fajtor për përdhunim

Mediale Vip

Producenti i njohur shpallet fajtor për përdhunim

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 20:19
Harvey Weinstein

Producenti i njohur është shpallur fajtor për përdhunim në shkallën e parë.

Harvey Weinstein u shpall fajtor të hënën për kryerjen e një akti seksual kriminal në shkallën e parë që përfshinte një grua dhe përdhunimin në shkallën e tretë që përfshinte një grua tjetër, shkruan CNN.

Manjati i filmave përballet me një minimum prej pesë vjetësh dhe një maksimum prej më shumë se dy dekadave në burg. Ai u prangos dhe u mbajt në paraburgim pas vendimit.

Përkrahësit e lëvizjeve #MeToo dhe #TimesUp thanë se vendimi shënon një “epokë të re të drejtësisë”.

Ankesat për Weinstein, regjisori fitues i “Oscars”, përfshirë filmin “Shakespeare in Love”, kishin filluar në fund të vitit 2017, pasi qindra femra të njohura transmetuan historitë e tyre të ngacmimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat