Affleck e vlerëson rolin e ish – të dashurës së tij, J Lo në “Hustlers”, thotë se e meritonte një çmim në “Oscars 2020”

Mediale Vip

Affleck e vlerëson rolin e ish – të dashurës së tij, J Lo në “Hustlers”, thotë se e meritonte një çmim në “Oscars 2020”

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 21:47
Ben Affleck, Jenifer Lopez

Aktori Ben Affleck ka folur së fundmi për ish-të dashurën e tij, Jennifer Lopez, duke thënë se ajo duhej të nominohej për një çmim për rolin e saj si striptizere në “Hustlers” në ceremoninë “Oscars 2020”.

Affleck, 47, dhe Lopez, 50, ishin të fejuar me njëri-tjetrin, por e ndaluan dasmën e tyre në janar 2004.

I njëjti në një intervistë me Brooks Barnes të ‘New York Times’ ka folur gjerësisht për marrëdhëniet e tij të kaluara dhe për karrierën në Hollywood.

Pas publikimit të artikullit, Barnes shkoi në Twitter për të ndarë disa nga citimet e tij të preferuara nga intervista me Affleck.

“Ajo duhet të ishte nominuar. Ajo është gjëja e vërtetë. Unë mbaj herë pas herë kontakte me të dhe kam shumë respekt. Sa e mrekullueshme është ajo që kishte tani filmin më të madh në 50 vjet”, ka thënë mes tjerash në postimin e publikuar në Twitter.

Lopez ishte nominuar për çmime të panumërta për rolin, përfshirë aktoren më të mirë në të dy ceremonitë ‘Golden Globes” dhe “Screen Actors Guild”.

Në një intervistë tjetër me ‘New York Times’, Affleck u hap për ish-bashkëshorten e tij, aktoren Jennifer Garner, me të cilën ka tre fëmijë, teksa martesës i dha fund në muajin 2018.

“Asnjëherë nuk kam menduar se do të divorcohem. Nuk doja të divorcohesha. Nuk doja të isha një person i divorcuar. Në të vërtetë nuk doja të isha një familje e ndarë me fëmijët e mi. Dhe kjo më shqetësoi sepse do të thoshte se nuk isha ai që mendoja se isha. Dhe kjo ishte aq e dhimbshme dhe aq zhgënjyese për veten time”, tha Ben Affleck.

“Divorci është shumë i dhimbshëm edhe alkoolizmi është shumë i dhimbshëm. Ata thjesht janë. Nëse ka diçka që fëmija juaj po vuan, kjo është një nivel dhimbjeje që nuk kapet lehtë, nuk falet lehtë, nuk harrohet lehtë. Dhe është e vështirë”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat