Seks simbolët e serialeve janë të shkurtër; nga Kit Harington, Cillian Murphy e Tom Hardy!

Mediale Vip

Seks simbolët e serialeve janë të shkurtër; nga Kit Harington, Cillian Murphy e Tom Hardy!

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 18:54
Tom Hardy, Cillian Murphy, Kit Harington

Platforma Netflix ka sot kulmin e vëmendjes, me ndjekës në të gjithë botën. Serialet e realizuar nga kjo platformë kanë shënuar suksese, thyer rekorde shikueshmërish dhe vlerësime me çmime nga më prestigjoze. Mjaft aktorë janë bërë të fashëm pikërisht përmes këtyre serialeve, edhe pse jo rrallë kanë pasur edhe më herët një karrierë kinematografike. Personazhet e disa prej serialeve janë kthyer në sex symbol-e, por nëse I shohim të zhveshur nga kostumet e personazheve, që ata kanë interpretuar, ata nuk kanë të njëjtën fuqi! Veçanërisht kur flasim për shtatlartësinë… ata zhgënjejnë!

Ylli  “Game of Throne” – Kit Harington

Kit Harington, ylli I serialit “Game of Throne, që tërhiqte me pamjen e pafajashme, kaçurrelet dhe sytë e brishtë, krijoji adhurueset e tij në gjithë botën. Por, nëse me veshjet e Jon Snoë, përtej fuqisë që demonstron, ai duket i gjatë, në të vërtetë është vetëm 173 centimetra i gjatë…

Kapele errëti Cillian Murphy

Simpatiku irlandez Cillian Murphy, që u memorizua veçanërisht në “Inception”, krah Leonardo Di Caprio, është sot një nga aktorët më të komentuar pas suksesit të serialit “Peaky Blinders”. Historia e gangëserit është jetësuar prej tij, në një rol tipik, ku zgjuarsia, mashtrimi, ecën paralel me një jetë “Don Juan-i”, të realizuar në mënyrë të mrekullueshme nga heroi Thomas Shelby. Jashtë rolit dhe heroit seksi, Cillian Murphy është vetëm 172 centimetra.

Sex simboli Tom Hardy

Tom Hardy është një nga aktorët më të suksesshëm të viteve të fundit në Hollivud. Ai dalloi veçanërisht në realizimin e rolit “Bane”, në “Dark Knight”, por po aq i suksesshëm ka qenë edhe në serialin e mësipërm “Peaky Blinders”, ku interpreton Alfie Solomons, një tregëtar çifut, të cilin e realizon mjeshtërisht. Mashkulli sexy, me sytë e bukur dhe zërin e veçanë duket se zhgënjen me gjatësinë e tij, krejt ndryshe nga perceptimi që mund të kemi pë të. Ai është 175 centimtera.

Megjithëse këto nuk janë raste të përveçme dhe në Hollivud. Mjaft aktorë sexsimbol, janë të shkurtër. Tom Crusie është një prej tyre. Ai është 170 cm i gjatë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat