Përpos aludimeve që kanë qenë të shumta, zbulohet lidhja e Anna Likës me futbollistin e njohur shqiptar

Mediale Vip

Përpos aludimeve që kanë qenë të shumta, zbulohet lidhja e Anna Likës me futbollistin e njohur shqiptar

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 23:43
Anna Lika

Ishte maj i vitit 2019 kur aktorja e njohur shqiptare Anna Lika tha në festën e ditëlindjes së saj se “burrin e gjeta dhe këtë verë kemi dasmë”.

Vera iku, Anna nuk bëri dasmë, por titujt e mediave rozë për të kanë qenë gjithnjë të lidhur me “personin që i ka vjedhur zemrën”.

Përpos aludimeve që kanë qenë të shumta, ky i fundit nuk është identifikuar ndonjëherë në media, të paktën deri më sot.

Burime për “Iconstyle” kanë zbuluar se kush është mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën aktores simpatike dhe jemi të sigurt që e njihni!

Është fjala për Amir Rrahmanin, futbollisti shqiptar 26-vjeçar që luan për ekipin Kombëtar të Kosovës dhe për Veronën e Italisë, ndërkohë që nga viti i ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës së Napolit.

“Iconstyle” konfirmon ekskluzivisht romancën mes dyshes që ka pak kohë që ka nisur. Mjafton të shihni postimet e tyre në profilet përkatëse në Instagram, për të parë se së fundi, janë bërë pjesë e një arratisjeje romantike në Nice të Francës.

“Nga Nice me dashuri”, shkruan Amiri në foton e tij që nuk do shumë mend të kuptosh se kush e ka realizuar.

Dyshja nuk ka ende foto të përbashkëta në rrjetet sociale, ndoshta sepse është ende shpejt ose për faktin që nuk dëshirojnë ta bëjnë publike lidhjen e tyre!

Anna ka qenë gjithnjë nën radarin e mediave rozë për jetën e saj private. Vetëm pak javë më parë, ajo u përfol për një lidhje me regjisorin Drilon Hoxha, lidhje të cilën aktorja e mohoi kategorikisht pasi mes tyre ka vetëm shoqëri.

Image
Amir Rrahman
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat