Këngëtarja e njohur rrëfen se si ishte droguar, dhunuar dhe kidnapuar

Mediale Vip

Këngëtarja e njohur rrëfen se si ishte droguar, dhunuar dhe kidnapuar

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 23:46
Duffy

Këngëtarja e njohur, fituese e çmimit “Grammy”, Duffy, duket se po del nga vitet e errësirës së jetës së saj, duke bërë zbulime befasuese për fansat.

Krijuesja e hitit “Mercy”, tha që ajo më në fund është e gatshme të rrëfehet për zhdukjen e saj virtual publike prej vitit 2011, kur ajo do të publikonte albumin e saj të dytë.

Ajo ka thënë : “E vërteta është dhe ju lutem më besoni që jam mire dhe sigurt tani, u përdhunova dhe u drogova dhe u mbajta rob disa ditë”.

Duffy, e cila nuk kishte postuar asgjë në Instagram që nga viti 2017, nuk jep saktësisht detaje kur ka ndodhur krimi ose ku. Por duket se më shumë detaje do të vijnë së shpejti.

Ajo ka deklaruar se ka bërë një intervistë me një gazetare dhe intervista do të dale në javët në vijim.

Këto rrëfime të saj kanë befasuar publikun, pasi kanë të bëjnë me një situate tejet të rëndë siç është kidnapimi dhe dhunimi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat