Këngëtarja e famshme mbahet peng dhe përdhunohet për ditë me radhë

Mediale Vip

Këngëtarja e famshme mbahet peng dhe përdhunohet për ditë me radhë

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 07:38
Aimee Anne Duffy

Këngëtarja e famshme uellsiane, Aimee Anne Duffy ka zbuluar me anë të një postimi në Instagram se është përdhunuar, droguar dhe mbajtur peng për disa ditë.

Duffy shkroi: “Shumë prej jush kanë pyetur veten se ku jam zhdukur apo çfarë ka ndodhur me mua. E vërteta është se jam përdhunuar, droguar dhe mbajtur peng për disa ditë. Kam mbijetuar dhe rekuperimi ka kërkuar kohën e vet”.

Ajo theksoi se në ditët në vazhdim do të japë një intervistë për të shpjeguar gjithçka.

“Javët e ardhshme do të postoj një intervistë. Shpresoj që pyetjeve tuaja t’i përgjigjem në atë intervistë nëse mundem”, shkruan Duffy.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat