“Mos llap shumë”, trashet sherri mes Kejsit dhe Rozës, ndërhyn Stresi: S'e ul dot poshtë njeriun tim

Mediale Vip

“Mos llap shumë”, trashet sherri mes Kejsit dhe Rozës, ndërhyn Stresi: S'e ul dot poshtë njeriun tim

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 07:44
Stresi, Kejsi dhe Roza

Roza Lati dhe bashkëshortja e Stresit, Keisi, janë përfshirë në një sherr të bujshëm dhe gjithçka nisi nga një skeç i realizuar në "Why not". Në skeç Roza dhe Stresi inskenuan momentin e arrestimit të reperit, por Keisi nuk e priti mirë këtë duke e akuzuar Rozën se ka prekur jetën e saj private dhe se po tallej me hallet e të tjerëve.

“Si ta bëjmë mizën balenë”, titullohet skeçi në të cilin reperi dhe moderatorja kanë inskenuar momentin e tij të arrestimit.

Roza bën rolin e një fanseje që i është futur në dhomën e hotelit Stresit, ndërkohë që ky nuk e ka idenë se kush është. Më pas vjen policia dhe arreston reperin, ndërkohë që Roza bërtet “jam shtatzënë, më përdhunoi”.

Kjo skenë nuk u prit aspak mirë nga Keisi, e cila reagoi nëpërmjet një postimi në Instagram dhe tha se kjo nuk ishte aspak për të qeshur dhe nuk kishte pse të prekej dinjiteti i saj.

Pas deklaratës së saj, ka reaguar edhe Stresi nëpërmjet një postimi në Instagram dhe me fjalët e tij ka mbështetur Rozën.

Ai thotë se nga kjo skenë është sqaruar edhe e vërteta e arrestimit të tij.

Edhe Roza ka reaguar përmes disa fotove në “Instastory”, ku shpjegon se ishte thjesht një skeç i bazuar në një histori të vërtetë, por e hiperbolizuar.

Por Kejsi nuk e ka lënë me kaq, ajo sërish e prekur nga Roza i drejton një tjetër postim në “Instastory” ku shkruan se budallait duhet t’i hapësh rrugë.

"E keni parasysh atë shprehjen budallait hapi rrugë se budallai të bën për budalla. Ti kur paske kaq vështirësi të kuptosh që nuk jam "shoqja" apo ai nuk është "i dashuri im", jam gruaja, leri më të tjerat. Quhet bashkëshort sa për dijeni! Dhe pikërisht duke u nisur nga ky fakt tregon mosrespekt ndaj meje dhe ndaj shokut tënd duke bërë skeçe që nuk i kanë hije askujt. Por gjithsesi pas pilafit dhe duke i menduar dhe përpunuar me ditë të tera përgjigjet të gjithë do të duken  teper inteligjent. Kështu që shyqyr me këtë rast more ti vëmendjen në emisionin tënd që njihet veç për turp e asgje më tepër. E ke qarë përsëri. Gjithsesi po të hap rrugë tani të thuash ç'të duash se të dhashë shumë vëmendje", shkruan Keisi.

Image

Roza Lati nuk ia ka përtuar aspak Kejsit këtë herë dhe madje i është kthyer ashpër:

"Duke qenë se je femra që ke ngrënë bukë te shtëpia e shokut tim dhe ai të don fort, jam e detyruar të përmbahem, të lija ditet të iknin dhe të pergjigjesha me vonesë. Ç'lidhje ke ti këtu njëherë? Unë imitoj femrat shushunja që të qepen nga hiçi, kam nxjerr mirë të dashurin tënd, ti ç'e ke këtë frymë protagonizmi? Me fal vajzë po ti me çfarë merresh në jetë? Kreativitetin sa perqindje e ke? Pikerisht! Mos llap shumë", shkruante Roza.

Image

Pas këtij postimi të Rozës, ka reaguar Stresi ku mesa duket nuk i ka pëlqyer aspak ajo që ka shkruar Roza.

"Askush në këtë botë sa t'jem gjallë s'mundet me ul poshtë njeriun tim t'paktën në sy tim, është një parim që mbaj ndër vite. Në debate femrash s'kam ndërhyrë kurrë dhe as s'kam ndërmend të ndërhyj, por femrat mes vete i sqarojnë më mirë punët e tyre mendoj unë. Thjesht flisni nëpër inbox t'paktën ça keni e jo në publik", shkruan Stresi.

Image

Pak më vonë reperi ka hedhur edhe një foto me Kejsin ku i tregon të gjithëve se ka një marrëdhënie shumë të mirë me bashkëshorten e tij..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat