Gold AG: Vdekjet nga uria prekin vetëm të skamnorët, koronavirusi prek edhe të pasurit

Mediale Vip

Gold AG: Vdekjet nga uria prekin vetëm të skamnorët, koronavirusi prek edhe të pasurit

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 08:52
Gold AG

Gold AG ka diçka për të thënë lidhur me alarmin nga koronavirusi.

Koronavirusi ka nxitur panik tek qytetarët anë e mbanë botës, teksa raste të reja janë konfirmuar në shtete të ndryshme.

Në shumë vende, qytetarët kanë filluar t’i marrin masat e para, teksa shihen në publik me maska në fytyrë.

Me anë të një postimi në Instagram, reperi Gold AG thotë se çështja e rasteve të shumta të vdekjeve nga uria nuk bëhet alarmante, ngase prek vetëm skamnorët, ndërsa koronavirusi edhe të pasurit.

“A e dini pse nuk bëhet alarmante numri i mijëra rasteve që vdesin nga uria në botë? SEPSE KY VIRUS I PREK VETËM SKAMNORËT E JO SI CORONAVIRUS EDHE Të PASURIT. Boll që po na man toka”, ka shkruar ai.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat