Arta Nitaj reagon pas lajmeve se është shoqëruese e mysafirëve në një klub në Dubai

Mediale Vip

Arta Nitaj reagon pas lajmeve se është shoqëruese e mysafirëve në një klub në Dubai

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 12:02
Arta Nitaj

Arta Nitaj ka reaguar pas raportimeve se është shoqëruese e

Arta Nitaj së fundi ka qëndruar në Dubai, nga ku solli edhe imazhe nga vende të ndryshme, shkruan lajmi.net.

Një klub në Dubai, i quajtur “Billionaire Mansion”, përmes faqes “Thelist” në Instagram, kanë promovuar klubin e tyre me imazhin e Nitajt.

Fotografia është publikuar në dhjetor të vitit të kaluar, kur ajo faqe e promovoi klubin me foto të Artës.

Ndërsa, pas raportimeve se ajo është shoqëruese e mysafirëve në këtë klub, Arta Nitaj reagoi duke e mohuar një gjë të tillë.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I ARTËS, PA NDËRHYRJE:

“Per ata qe dijne me i lidhe dy fjale anglisht e qe kan dal najhere ne jete e di qe nuk eshte problem me kuptu qe fotoja ku kom dal eshte bo ne nje dine club para 1 muj e gjys, nuk po shoh posht fotos asnje shkrim qe deshmon qe une punoj aty apo dicka e tille pos nje numer te clubit per rezervime, “THE LIST DXB”, eshte event qe mbahet cdo te diele ne vendin ku shihem une ne foto, ndersa sa i perket portaleve lajmi pa asnje dyshim eshte i sponsorizuar prej njerzve me inate personale, faleminderit portaleve tjera te rrespektume ne vendin tem qe nuk shkrujn tituj me i qu pesh popullin e mjere e te fundosum. Portalet ne fjale kan me u padit keq ndersa njerzit qe kan inate personale nuk mvyn ma shume se 10 min mi jau prish rehatin per krejt jeten. Mirpo une nuk kom etje me i pa njerzit keq se kom shume momente te lumtura ne jete me i shiju, smuj me shiju me u knaq me fatkqesin e dikujt. Paqe dashuri”. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat