Pamela Anderson thotë se njerëzit janë të “pamëshirshëm” - Bota Sot
Pamela Anderson thotë se njerëzit janë të “pamëshirshëm”

Mediale Vip

Pamela Anderson thotë se njerëzit janë të “pamëshirshëm”

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 12:54
Pamela Anderson

Aktorja 52-vjeçare e cila njihet për rolin në serinë “Baywatch”, i është drejtuar fansave në Instagram për t’iu treguar se, më shumë do të dëshironte të ishte kafshë sesa njeri.

Poshtë një fotografie bardh e zi ku ajo shihet duke e përqafuar një kali, Pamela, e cila së fundmi u shkurorëzua nga bashkëshorti i saj i katërt, kishte shkruar: “Do të dëshiroja të isha kafshë. Njerëzit janë të pamëshirshëm…”

Aktorja e bëri këtë postim në rrjetet sociale vetëm disa ditë pasi ish-bashkëshorti i saj, Jon Peters u fejua me Julia Bernheimin.

Image

74-vjeçari Peters, kishte qenë i martuar katër herë para se të kurorëzohej me Andersonin, martesë kjo që zgjati vetëm 12 ditë.

Pas kësaj ndarjeje, Pamela Anderson, e cila në të kaluarën kishte qenë e martuar me Tommy Leen, Kick Rockun dhe Rick Salomonin, e mohoi lajmin se Peters ia kishte paguar borxhet gjatë martesës së tyre të shkurtër.

Ylli televiziv insiston se ajo ka mjaft angazhime në projekte të ndryshme, të cilat ia sigurojnë të ardhurat e mjaftueshme për t’i paguar borxhet e saj.

“Nuk kam nevojë që dikush të mi paguaj faturat. Unë e posedoj një shtëpi 10 milionë dollarësh në Malibu, të cilën e kam lëshuar me qira për gati dy vjet dhe nga e cila i fitoj 40.000 dollarë në muaj. Këto para mjaftojnë për t’i mbuluar të gjitha borxhet dhe harxhimet e mia. Po ashtu fitoj edhe nga punë të tjera,” ka deklaruar Anderson.

Biondina bukuroshe gjithashtu ka treguar se ajo dhe ish-bashkëshorti i fundit kishin hasur në mospajtim rreth mënyrës se si duhet t’i shpenzojë të hollat e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat