Princi Harry dhe gruaja e tij heqin dorë nga titujt mbretërorë - Bota Sot
Princi Harry dhe gruaja e tij heqin dorë nga titujt mbretërorë

Mediale Vip

Princi Harry dhe gruaja e tij heqin dorë nga titujt mbretërorë

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 00:26
Princi Harry dhe gruaja e tij

Princi Harry dhe gruaja e tij, Meghan nuk do të përdorin më titullin “Sussex Royal” duke filluar nga pranvera, njoftoi zëdhënësja e çiftit, që do të nisë zyrtarisht jetën e re larg familjes mbretërore britanike.

“Duke pasur parasysh rregullat specifike të qeverisë britanike në lidhje me përdorimin e fjalës “royal”, është rënë dakord që organizata e tyre jofitimprurëse, kur të paraqitet këtë pranverë, nuk do të emërohet më Fondacioni Royal Sussex”, tha zëdhënësja.

“Duka dhe Dukesha e Sussex-it nuk kanë në plan ta përdorin titullin “Sussex Royal” në asnjë territor, pas pranverës 2020”, vazhdoi ajo.

Sipas një njoftimi nga Pallati i Buckingham, vendimi i princit dhe gruas së tij për t’u tërhequr do të thotë që ata të heqin dorë nga përdorimi i titullit “Lartësi Mbretërore”.

Megjithatë, zgjedhja nëse duhet të vazhdojë apo jo përdorimi i termit “Sussex Royal” nuk është vendosur ende.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat