Mbi 1300 ankesa u dërguan në FCC në lidhje me performancën e Shakirës dhe Jennifer Lopez në “Super Bowl”.
Familjet në të gjithë Amerikën u mblodhën në “Super Bowl”, duke e kthyer një nga ngjarjet sportive më të dashura në Amerikë, në një çështje të gëzuar familjare, shkruan CNN.
Komisioni Federativ i Komunikimit (FCC) pranoi 1.312 ankesa nga shikuesit që kishin diçka për të thënë në lidhje me shfaqjen e pjesës së parë, me mbretëreshat e pop-it, Shakira dhe Jennifer Lopez.
Këngëtaret kërcyen në tub, u tundën, dridhën belin dhe bënë lëvizje seksuale.
Disa ankesat, të cilat u dërguan në CNN nga zyrtarët e FCC-së dhe të marra së pari nga WFAA, erdhën nga prindërit që mendonin se fëmijët e tyre ishin të ekspozuar në një ‘shfaqje porno’.
Të rriturit e tjerë menduan se shfaqja inkurajonte trafikimin seksual.