Pranoi lidhjen me Robert Berishën, por modelja ka disa fjalë edhe për Nora Istrefin

Mediale Vip

Pranoi lidhjen me Robert Berishën, por modelja ka disa fjalë edhe për Nora Istrefin

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 17:30
Jess Kadiu dhe Robert Berisha

Deklaratat që bëri modelja Jess Kadiu ku pranonte lidhjen e saj të dashurisë me Robert Berishën i befasuan të gjithë.

Ajo shkruante se çdo gje mes tyre kishte mbaruar, por Jess vazhdon ende ta dojë këngëtarin nga Kosova.

Gjithashtu ajo nënvizoi faktin se nuk e ka ndarë Robertin dhe se romanca e tyre ka nisur kohë pas përfundimit të martesës së tij me këngëtaren e njohur Nora Istrefi.

Edhe për këtë të fundit Kadiu ka disa fjalë. Gjatë një bisede që Jess ka zhvilluar me një ndjekëse në Instagram ajo mohon se ishte ‘Anna’ mollë sherri për çiftin.

Media ka arritur të sigurojë bisedën e plotë ku Kadiu shpreh mendimin e saj për Norën.

Image

“Është shumë e mirë Nora dhe të jetë çfarë të jetë, unë s’kam punë me të’”, shprehet ajo. Asnjë reagim nuk ka ardhur nga Robert Berisha për këto deklarata që ka bërë ish e dashura e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat