Data e sotme është shumë e veçantë për Ermal Fejzullahun.
Djali i Ermalit, Arti, sot feston ditëlindjen e 11-të, me këtë rast nuk kanë munguar urimet e shumta për të.
Një urim special, atij ia bëri babai, këngëtari Ermal Fejzullahu, i cili publikoi një foto të Artit dhe shkroi fjalë zemre për të.
“Urime Ditelindjen E 11 Arti. Uroj te kesh shendet dhe u rritsh i lumtur se bashku me gjithe femijet shqipetar kudo qe jane”, ka shkruar ai.
Për ndryshe, “Për një dashuri” titullohet kënga e fundit nga Ermali në bashkëpunim me Butrint Imerin.