E ngacmoi seksualisht? Këngëtarja Tringa Kay zbulon përse u largua nga labeli Genc Prelvukaj

Mediale Vip

E ngacmoi seksualisht? Këngëtarja Tringa Kay zbulon përse u largua nga labeli Genc Prelvukaj

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 18:57
Tringa Kay

Tringa Kay ka qenë e ftuara e dytë, në emisionin Glamour Zone. Bukuroshja nga Kosova, prej disa kohësh ka qenë pjesë e  labelit të Genc Prelvukaj, derisa vendosi të ndërpriste bashkëpunimin artistik me të. Dhe së fundmi, Tringa, zbulon arsyen e vërtete të largimit të saj.

Ester Bylyku: Të ka ndodhur që të të ngacmojë Genci për ndonjë moment?

Tringa Kay: Jo asnjëherë.

Ester Bylyku: Po pse u largove?

Tringa Kay: Kam qenë si vajza e tij. Me Gencin kemi patur raporte shume të mira, gjithmonë më ka përkrahur në çdo vendim që kam marr. Jam ndjerë shumë mirë dhe kemi patur shumë respekt për njëri-tjetrin. Jam larguar sepse është e vështirë kur menaxheri i labelit, është edhe vetë këngëtar, sepse ka angazhimet e veta. Unë isha e re, isha në fillim të karrierës, ai donte të më përkushtohe,j por nuk kishte kohë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat