Loredana mahnit me dukjen në pozat e reja, duket tërheqëse në ngjyrën e kuqe

Mediale Vip

Loredana mahnit me dukjen në pozat e reja, duket tërheqëse në ngjyrën e kuqe

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 22:05
Loredana

Reperja e njohur Loredana Zefi, është një nga personazhet më të ndjekur shqiptarë në rrjetet sociale.

Ajo numëron plot 2.6 milionë ndjekës vetëm në rrjetin social Instagram.

Shpesh, reperja e cila jeton dhe vepron në Zvicër ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, Loredana publikoi për fansat disa fotografi të reja, ku vine në pah ndryshimin e ri të bërë në dukje, me lëshimin e balukeve.

E veshur në ngjyrën e kuqe, reperja Zefi dukej mjaft atraktive teksa pozonte para aparatit fotografik.

Pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për dukjen dhe linjat atraktive.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat