Dafina Zeqiri bën lëvizje provokuese në videon e fundit, teksa paralajmëron këngën ere

Mediale Vip

Dafina Zeqiri bën lëvizje provokuese në videon e fundit, teksa paralajmëron këngën ere

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 23:19
Dafina Zeqiri

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri është në përgatitje të një projekti të ri muzikor.

Ajo ka nisur këto ditë xhirimet e klipit, teksa këtë e bëri të ditur përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram.

E veshur me një fustan të kaltër, pak të zbuluar te pjesa e dekoltesë, Dafina i joshi fansat e saj përmes disa lëvizjeve provokuese të bëra përgjatë videos.

“Qëndroni në linjë”, shkroi ajo në mbishkrimin e videos, duke bërë kështu të ditur se projekti i saj i radhës është udhës.

Këtë muaj, ajo përndryshe publikoi edhe këngën “Merri krejt”, e cila u prit mirë nga fansat e saj.

Dafina është shumë aktive në aspektin e prurjeve të reja në muzikë dhe tash e sa vite vazhdon të jetë ndër këngëtaret më në trend në estradë. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Stay tunned..... . @drenushaxharra @arber_bytyqi_mua @jetonbylykbashi

A post shared by ? ? ? ? ? ? (@dafina.zeqiri) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat