Ish banori i Big Brother e pranon hapur: Me lekë, më mban babai!

Mediale Vip

Ish banori i Big Brother e pranon hapur: Me lekë, më mban babai!

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 08:18
Lupçe dhe Katerina

Big Brotheri i bëri të njohur, por jashtë tij, jeta për Lupçen dhe Katerinën, i është rikthyer normalitetit.

Ata ranë shpejt në sy si një çift i preferuar i publikut dhe tek “Ftesë në pesë“, kanë rrëfyer si është përditshmëria e tyre në fshatin Pustec të Korçës.

Por Lupçe ka befasuar në një moment me sinqeritetin e tij, kur tregoi se nuk punon, dhe se paratë për të jetuar, i merr nga i ati.

“Unë vetëm dal. Unë rroba nuk blej, vetëm ato që më ble Katerina se unë rroba nuk blej. Kam shokë, gjatë gjithë ditës unë dal, vetëm shëtis. Jam gjithmonë në makinë, lart e poshtë. Unë nuk punoj. Jetoj me lekët e babit. Është shumë keq, por ku të gjej punë? Siç është katandisur Shqipëria tani, nuk ka ku të shkojë më”- kanë qenë fjalët e tij.

Katerina sakaq vetë është e stabilizuar me punë, dhe duket e kënaqur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat