Bella Hadid pozon me ‘binjaken’ e saj Carla Bruni për “Elle France”

Mediale Vip

Bella Hadid pozon me ‘binjaken’ e saj Carla Bruni për “Elle France”

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 11:44
Bella Hadid dhe Carla Bruni

Bella Hadid më në fund e ka realizuar ëndrrën për të pozuar për ballinën e një reviste me idolin e saj Carla Bruni.

Modelja 23 vjeçare vazhdimisht ka qenë shumë e hapur duke treguar për fiksimin e saj me supermodelen dhe ish-Zonjën e Parë të Francës.

Hadid dhe Bruni – që ngjajnë jashtëzakonisht shumë – kanë pozuar së bashku për ballinën e numrit më të ri të revistës “Elle France”.

“Falemnderit Riccardo Tisci që na e mundësove që të pozojmë së bashku për herë të parë – ishte dita që jam argëtuar më së shumti në jetën time. Ju dua të dyve jashtëzakonisht shumë”, ka shkruar Hadid në Instagram poshtë fotografisë me Brunin dhe Drejtorin Kreativ të Burberry, Riccardo Tisci.

“Falemnderit për këtë moment të jashtëzakonshëm RT – nuk do ta harroj kurrë. Ju dua të dyve shumë”, ka shkruar modelja në një tjetër postim ku i ka quajtur të dy – Carla Bruni  dhe Riccardo Tisci  – “shpirta binjakë”.

Të tre kanë pozuar së bashku të veshur krejt në të zeza, natyrisht nga Burberry, për ballinën e revistës për muajin mars ku të dyja modelet, që duken si binjake, i qëndrojnë në krah disenjatorit

Edhe Bruni i ka postuar të njëjtat fotografi në rrjete sociale ku e ka quajtur Hadid “bukuroshe”.

Për shkak të ngjashmërisë së tyre të madhe, Bruni kishte bërë shaka edhe më parë duke thënë se Bella Hadid është “vajza e saj e fshehur”, derisa më vonë e quajti modelen “motra e vogël”.

Hadid duket se nuk është e vetmja që po i bën ëndrrat e saj realitet, sepse së fundmi edhe Kim Kardashian ka pozuar me idolet e saj – Naomi Campbell dhe Cher – për kopertinën e revistës “CR Fashion Book” duke e quajtur këtë moment “një ëndërr të bërë realitet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat