Artisti shqiptar Bekim Ibrahimi i cili pret artistët evropianë në "Swiss Musik"

Mediale Vip

Artisti shqiptar Bekim Ibrahimi i cili pret artistët evropianë në "Swiss Musik"

Nga: Maksim Gjokaj Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 15:07
Bekim Ibrahimi

Pasioni dhe dashuria e tij për muzikën është kthyer në atmosferën e bukur që ai vetë ka krijuar duke e pagëzuar me emrin "Swiss Musik" në një ambient ku mahnitesh nga veglat muzikore të sistemuar bukur por që klientët janë europianë e mjaft të njohur.

Po flasim për artistin Bekim Ibrahimi me origjinë nga Gjilani por që ka vite që ka zgjedhur të jetojë në Zvicër e që emri i tij në muzikën shqiptare nuk është i panjohur, ndërsa falë sallonit të tij muzikor tashmë e njohin edhe të huajt sidomos artistët evropianë ku shpesh e vizitojnë atë apo porosisin ndonjë vegël muzikore në këtë ambient magjik arti që ndodhet në 8152 Glattbrugg afër aeroportit në Zurich.

Vetëm pak muaj më parë Bekimi mendoi të organizojë një manifestim me rastin e zgjerimit të "Swiss Musik" ku të pranishëm ishin shumë personalitete të huaj por edhe shqiptarë mes tyre dhe ambasadori i Shqipërisë në Zvicër z.Ilir Gjoni, e nën drejtimin e të mirënjohurës Silvana Braçe të pranishmit jo vetëm u interesuan për veglat muzikore të shumëllojshme por edhe u argëtuan me një show e plot muzikë ku edhe vetë Bekimi nuk e kishte harruar që aty të ndodhej instrumenti më i dashur popullor shqiptar çiftelia, e ku ai luajti dhe këndoi jo vetëm me të por edhe me pasionin tjetër që ai ka me fizarmonikë.

Swiss Musik nisi më 2015 e ku këtë vit mbush 5 vjeç e aty është vendi i shenjtë i tingujve më të bukur muzikor ndërsa artistë më të njohur evropianë e vizitojnë duke blerë dhe porositur vegla muzikore nga artisti shqiptar në mes të Zvicrës.BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat