“Sa për info goca, jam i martuar”, Stresi tregon provat

Mediale Vip

“Sa për info goca, jam i martuar”, Stresi tregon provat

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 08:33
Stresi dhe Kejsi

Reperi Stresi vazhdon të jetë i martuar me Keisin, ndonëse nuk dihet çfarë po ndodh me historinë e tyre të dashurisë.

Ishte Keisi që e deklaroi e para këtë teksa debatonte virtualisht me moderatoren Roza Lati për skeçin me Stresin.

Po ato ditë, reperi tha se nuk përfshihet në debate femrash por publikoi një fotografi me Keisin. Ndërsa mbrëmjen e kaluar, i tregoi të gjithëve provat se është ende i martuar.

"Sa për info goca, jam i martuar", shkroi ai duke publikuar certifikatën e martesës.

Kështu i mbylli gojën të gjithëve dhe mesa duket vendosi të konfirmojë sërish se historia e tij me Keisin nuk ka marrë fund.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat