“Nuk më mban kafeina zgjuar natën, por ti”, Rudina Dembacaj publikon fotografinë e re në krahët e Frrokut

Mediale Vip

“Nuk më mban kafeina zgjuar natën, por ti”, Rudina Dembacaj publikon fotografinë e re në krahët e Frrokut

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 09:06
Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku

Rudina Dembacaj po e shijon historinë e dashurisë me ish-deputetin Mark Frroku dhe nuk heziton që ta pranojë.

Ajo ka gjetur lumturinë në krahët e Frrokut, prandaj janë kthyer në çiftet më të komentuar të faqeve rozë.

Mbrëmjen e kaluar, moderatorja ka publikuar një tjetër imazh me partnerin e ri në jetë dhe biznes.

Këtë herë, e ka shoqëruar me një dedikim për të ku i thotë: "Nuk është kafeina ajo që më mban zgjuar gjithë natën. Je ti".

Në fotografi, të dy duken të buzëqeshur duke shijuar kohën së bashku. Nuk është hera e parë që ata bëjnë poza romantike e dedikime dashurie, por duket se këto po bëhen më të shpeshta me kalimin e ditëve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat