Harry takon për herë të parë gjyshen pas largimit, kërkesa që i bëri mbretëresha

Mediale Vip

Harry takon për herë të parë gjyshen pas largimit, kërkesa që i bëri mbretëresha

Më: 5 mars 2020 Në ora: 06:16
Princi Harry i Anglisë dhe mbretëresha Elizabeth

Takimi i shumëpritur ndodhi! Princi Harry i Anglisë dhe mbretëresha Elizabeth u takuan në kështjellën Windsor, pasi ai u largua nga familja mbretërore me të shoqen Meghan Markle dhe djalin Archie për tu zhvendosur në Kanada.

Pikërisht vogëlushi ka qenë protagonist i diskutimit mes tyre, pasi siç raportojnë mediat angleze, mbretëresha i ka kërkuar Harryt që ti çojë Archien për ta takuar më shpesh.

Nga ana tjetër 93-vjeçarja duket se nuk do që të humbë mundësinë për të shijuar stërnipin e saj.

Pavarësisht vendimit të tij për të hequr dorë nga detyrimet dhe përfitimet e familjes mbretërore, mbretëresha i ka thënë “Do të jesh gjithmonë i mirëseardhur”.

Ndonëse mbretëresha është ende e tronditur nga ky vendim, e ka pranuar gjithsesi vendimin e nipit.

Në kuadër të angazhimeve të fundit Harry në 6 mars do të marrë pjesë në inaugurimin e Silverstone Experience bashkë me pilotin e Formula 1 Lewis Hamilton.

Në 7 mars, çifti do të marrë pjesë në Mountbatten Music Festival alla Royal Albert Hall. Ndërsa në 8 mars, do të jetë Meghan protagoniste e një aktiviteti për ditën ndërkombëtare të gruas.

Në 9 mars, çifti do të marrë pjesë bashkë me gjithë familjen mbretërore në Commonëealth Service, të Westminster. Deri në 31 mars ata do të mbajnë titujt mbretëror, ndërsa më tej do të jenë qytetarë të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat