Ermali kujton Epopenë e UÇK-së me një foto të Adem Jasharit: Legjendat nuk vdesin kurrë

Mediale Vip

Ermali kujton Epopenë e UÇK-së me një foto të Adem Jasharit: Legjendat nuk vdesin kurrë

Më: 5 mars 2020 Në ora: 18:35
Ermal Fejzullahu

Sot është kujtuar lufta dhe sakrifica e familjes Jashari që dha më të shtrenjtit e tyre për lirinë e Kosovës.

Data 5,6 dhe 7 marsi  shënuan një kthesë të madhe në historinë e vendit dhe me këtë rast u mbajt ceremonia e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

Edhe këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu ka kujtuar heroi e luftës së fundit, Adem Jashari përmes një fotografie të publikuar në Instagram.

Image
Insta

“Lavdi gjakut te derdhun te familjes Jashari . Lavdi gjithë te rënëve te këtij vendi qe sakrifikuan jetën e tyre qe ne sot te frymojmë lirshëm , e dhanë jetën por nuk e dhanë Kosovën . UCK”, ka shkruar Ermali sipër një fotografie të heroit Adem Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat