Klea Huta publikon foton e parë me barkun e rrumbullakosur

Mediale Vip

Klea Huta publikon foton e parë me barkun e rrumbullakosur

Më: 7 mars 2020 Në ora: 15:44
Klea Huta

Klea Huta e ka konfirmuar në mënyrën më të bukur shtatzëninë.

Klea Huta ka javë që është komentuar për një shtatzëni të mundshme, por këtë gjë tentoi ta mbante larg vëmendjes së medieve.

Megjithatë, me anë të një fotografie, ajo vendosi që ta konfirmoi lajmin se është në pritje të ëmbël.

Image

Këngëtarja postoi imazhin ku shfaqet e shtrirë në shtrat, teksa kishte veshur një fustan të bardhë dhe po mbante me duar barkun e rrumbullakosur.

Sipër fotografisë, Klea mori urime të shumta nga ndjekësit, të cilit i dëshironin shtatzëni të mbarë.

Klea Huta dhe Elgit Doda në fillim të këtij viti ishin martuar, ndërsa për fansat publikuan një fotosesion mahnitës nga Maroku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat