Fotoja që po ‘çmend’ rrjetin/ Era Istrefi fotografohet me barkun e rrumbullakosur

Mediale Vip

Fotoja që po ‘çmend’ rrjetin/ Era Istrefi fotografohet me barkun e rrumbullakosur

Më: 7 mars 2020 Në ora: 20:43
Era Istrefi

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Era Istrefi ka qenë këto ditë në qendër të vëmendjes pas komenteve të fansave të saj. Për ta rikthyer këngëtaren e cila ishte zhdukur që prej muajit dhjetor, fansat vendosën të tërhiqnin vëmendje duke komentuar "U prehsh në paqe". Komente të tilla vërshuan në postimin e fundit të këngëtares, aq sa ajo u detyrua sot të reagonte.

"Jam mirë dashuri, shpresoj të jeni mirë gjithashtu", shkruante Era. Mirëpo sot një tjetër thashethem po qarkullon për këngëtaren.

Faqja "Vipat e Bllokut" ka publikuar një foto ku Era shfaqet me barkun e fryrë. Faqja tregon se ylli shqiptar ka vendosur të shkëputet pasi ka marrë vesh se është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Image

Megjithatë Era vetë nuk e ka konfirmuar një lajm të tillë dhe na mbetet të presim reagimin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat