Koronavirusi shtyu koncertin e Malumas, organizatorët tregojnë çfarë do ndodhë me biletat

Mediale Vip

Koronavirusi shtyu koncertin e Malumas, organizatorët tregojnë çfarë do ndodhë me biletat

Më: 10 mars 2020 Në ora: 14:36
Maluma

Koncerti i këngëtarit Maluma që do të mbahej në Tiranë më 14 mars është anuluar. Organizatorët kanë treguar se cfarë do të ndodhë me biletat për personat që i kanë blerë ose do të vijojnë ti blejnë.

Në njoftim thonë se të gjithë ata që kanë blerë biletat duhet t’i mbajnë pasi janë të vlefshme për datën e re që do të vendoset. Ndërsa data e re do të vendoset sapo të qetësohet situata nga koronavirusi.

Njoftimi i plotë:

SHTYRJE e koncertit MALUMA 14 Mars 2020. Në vijim të mbledhjes së sotme të qeverisë drejtuar nga Kryeministri i Shqipërisë Z.Edi Rama, Ministria e Shëndetësisë urdhëron mbylljen e aktiviteteve publike dhe jo publike, si edhe anullimin e grumbullimeve masive në vend, të mbyllura apo të hapura, ju bëjmë me dije që koncerti i këngëtarit MALUMA, i programuar për tu mbajtur me datë 14 Mars, do të SHTYHET në një datë të dytë.

E RËNDËSISHME: Koncerti i Maluma në Tiranë do të mbahet, por në një datë tjetër! Të gjitha biletat e blera deri më tani dhe ato që do të shiten në vijim janë të vlefshme për datën e re që do të publikohet nga produksioni sapo situata të jetë më e qetë. Informuam kompaninë përgjegjëse që menaxhon tour-in e Maluma për këtë ndryshim dhe presim prej tyre të na njoftojnë për datën tjetër se kur do mbahet koncerti. Ky problem nuk është vetëm në Shqipëri, por dhe në shtete të tjera që kanë probleme të theksuara me COVID-19. Stafi i Maluma po bën maksimumin që të menaxhojë këtë situatë të paprecedentë dhe koncertet të mbahen në qytetet përkatëse. Ky produksion ka në përbërjen e tij një numër shumë të madh njerëzish që vijnë nga shtete të ndryshme të botës, ndaj situata duhet të jetë e qetë në gjithë botën që të vijojmë me datat e reja.

EDHE NJËHERË THEKSOJMË SE: Koncerti Maluma i parashikuar për tu mbajtur në Tiranë me datë 14 Mars, do të mbahet por në një datë tjetër. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe pak durim deri në anoncimin e datës së re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat