Enca e vendos maskën me ‘fotoshop’ dhe bën thirrje që të mbroheni

Mediale Vip

Enca e vendos maskën me ‘fotoshop’ dhe bën thirrje që të mbroheni

Më: 12 mars 2020 Në ora: 20:04
Enca

Enca përton të vendos maskë, andaj për këtë përdor fotoshopin.

Shqipëria tashmë është izoluar, për t’u mbrojtur nga përhapja e mëtejshme e koronavirusit.

Edhe artistët tanë kanë anuluar pothuajse të gjitha koncertet, ndërsa tani po qëndrojnë pranë më të dashurve të tyre.

Por, derisa janë në shtëpi, ata nuk kanë hezituar të japin këshilla se si duhet të mbrohemi nga koronavirusi.

Ishte Enca ajo e cila së fundi ka postuar një fotografi, të cilën një faqe e fansave të saj e kishin edituar duke ia vendosur maskën me fotoshop.

“Mbrojeni veten”, ka shkruar këngëtarja sipër fotografisë së edituar.

Kujtojmë se në Shqipëri janë konfirmuar 23 raste me koronavirus, ndërsa në Kosovë ende nuk është shënuar asnjë rast i të infektuarve me këtë virus. 
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat