Bebe Rexha: Në djall gjërat materiale, një miliarder apo jo të gjithë do të kemi të njëjtin fund – gjashtë këmbë nën tokë

Mediale Vip

Bebe Rexha: Në djall gjërat materiale, një miliarder apo jo të gjithë do të kemi të njëjtin fund – gjashtë këmbë nën tokë

Më: 15 mars 2020 Në ora: 23:13
Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka ditë që nuk është parë të ketë qenë aktive në rrjetet sociale.

Duke marrë parasysh pandeminë e përhapur dhe panikun që është krijuar në mbarë botën për shkak të coronavirusit, artistja shqiptare vendosi që tek të dielën të publikojë diçka për fansat e saj.

Rexha ndau me ndjekësit në InstaStory disa imazhe, duke treguar se si po i kalon këto ditë izolimi.

Në disa prej postimeve, ajo tregonte se si në kohë të tilla nuk ka rëndësi se sa i pasur je – ne të gjithë do të kemi fundin e njëjtë.

Në vazhdim ju sjellim një pas një ato çfarë shkroi këngëtarja shqiptare me famë botërore.

“Kohë si këto vënë gjithçka në perspektivë”.

“Në vend që të nxirrja bananet e mia kafe të mavijosura, bëra copëza palëpetash me banane. (Do ta postoj recetën)”.

“Nuk do t’i përdor shishet e mia me ujë deri sa të jetë e nevojshme. (Shpresojmë që jo)”.

“Nuk i kam hequr mbetjet nga dreka”.

“Tani shoh që të jesh në gjendje të jesh social dhe të rrish pa u sëmurë ose të sëmuremi të tjerët është një privilegj”.

“Familja ime, miqtë e mi, qeni im, fansat e mi janë më të rëndësishmit për mua”.

Në djall dizajnerët e çantave. Në djall orët me diamante. Në djall dizajnerët e takave. Dua shëndet, lumturi dhe paqe.

“Nuk me intereson kush je. Një miliarder apo jo ne të gjithë përfundojmë në të njëjtin vend. Gjashtë këmbë poshtë dheut”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat