Harry dhe William nuk do të jenë më kurrë si më parë

Mediale Vip

Harry dhe William nuk do të jenë më kurrë si më parë

Më: 16 mars 2020 Në ora: 08:11
Harry dhe William

Meghan dhe Harry sapo realizuan takimet e tyre të fundit mbretërore në Britani dhe tani janë rikthyer sërish në Kanada, pranë djalit të tyre. Ndërkohë që gjithë sytë ishin nga rikthimi i Harry-t dhe Meghan-it në Mbretërinë e Bashkuar, nuk kaloi pa vëmendje as takimi i tyre me Kate-in dhe William-in. Vazhdimisht është përfolur për tension mes tyre dhe as kësaj radhe nuk u bë asnjë përjashtim.

Një burim mbretëror ka treguar së fundmi për People se marrëdhënia mes dy vëllezërve ka ndryshuar një herë e mirë:

“Marrëdhënia mes tyre ka ndryshuar përgjithmonë. Ata nuk do të jenë më kurrë siç kanë qenë. Harry po shikon drejt së ardhmes pranë familjes së tij. Ata do ta ndajnë jetën e tyre mes Kalifornisë dhe Kanadasë. Harry nuk do të shohë më mbrapa.”

Pavarësisht se vendimi i Meghan-it dhe Harry-t ndikoi në përkeqësimin e marrëdhënies mes këtij të fundit dhe William-it, çifti Sussex nuk është penduar aspak për këtë hap. Edhe pse, duhet thënë që Harry, herë pas here, ndihet keq për gjyshen e tij (lexoni më shumë).

“Kjo është ajo që Harry dhe Meghan kanë dashur gjithmonë – të ndërtojnë jetën e tyre. Ata duhet të ndjejnë një lehtësim të madh që janë larg Mbretërisë së Bashkuar dhe po ecin në rrugën e tyre”, -shtoi burimi.

Ndërkohë që Harry dhe Meghan ndihen të lumtur me jetën e re, shpresojmë që shumë shpejt të rregullohet edhe marrëdhënia mes tij dhe William-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat