Rita Ora falënderon fansat për mbështetjen, ka një lutje për ta

Mediale Vip

Rita Ora falënderon fansat për mbështetjen, ka një lutje për ta

Më: 17 mars 2020 Në ora: 14:42
Rita Ora

Rita Ora vazhdon të apelojë tek fansat, që të qëndrojnë mbrenda dhe të sigurt.

Rita Ora ka pak ditë që ka publikuar projektin e ri muzikor, i cili po pritet shumë mirë nga fansat e saj.

Këngëtarja, në këtë situatë kaotike, nuk ka harruar t’i falënderojë fansat për mbështetjen që ia japin lidhur me këngën e re.

Ajo po ashtu ka apeluar që të qëndrojnë të sigurt në shtëpi dhe të vazhdojnë ta dëgjojnë “How to be lonely”.

“Faleminderit shumë që e përkrahni #HowToBeLonely në këto kohë të çmendura!! Vazhdoni të dëgjoni dhe qëndroni të sigurt!  “, ka shkruar Rita. 

Për ndryshe, Rita dhe shumë emra të njohur kanë anuluar koncertet si dhe u anuluan shumë premiera të filmave, krejt kjo për shkak të koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat