Rina sjell pamje nga prapaskenat e klipit të ri, duket e ‘nxehtë’ në këtë paraqitje

Mediale Vip

Rina sjell pamje nga prapaskenat e klipit të ri, duket e ‘nxehtë’ në këtë paraqitje

Më: 17 mars 2020 Në ora: 16:45
Rina Balaj

Rina pritet që së shpejti ta publikojë këngën e re.

Rina Balaj ditë më parë publikoi në versionin audio këngën “Sari” në disa platforma muzikore.

Por, ajo nuk është ndalur me kaq, ajo ka finalizuar videoklipin e kësaj kënge, i cili pritet të publikohet shumë shpejt.

Në rrjete sociale, Rina postoi disa imazhe të shkëputura pikërisht nga videoklipi i këngës “Sari”, ku vjen shumë atraktive.

Ajo kishte veshur një palë pantallona të bardhë, kapele të verdhë, ndërsa në xhupin e hapur tregoi belin e sheshtë.

“SA PREJ JUVE JENI TE PRIT SARI VIDEO ”, ka shkruar reperja sipër atyre fotografive, duke pranuar komente të shumta nga ndjekësit.

Për ndryshe, Rina Balaj tash e sa muaj ka konfirmuar lidhjen me reperin Sin Boy, me të cilin ka realizuar edhe disa projekte muzikore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat